Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Mesazhi interesant i Ibrahimoviçit pasi mposhti i vetëm Interin në 'Derbin e Madoninës'

Mesazhi interesant i Ibrahimoviçit pasi mposhti i vetëm Interin në 'Derbin e Madoninës'

Sport October 17, 2020 - 22:37

Zllatan Ibrahimoviç është kryefjala e këtij derbi. Sulmuesi 39-vjeçar vulosi përballjen me Interin me 2 golat e tij në harkun kohor të 3 minutave, duke i dhënë kështu një fitore me mjaft vlera Milanit.

Por pavarësisht se e “gllabëroi“ prenë e tij në fushën e lojës, një “luan“ si Ibrahimoviç ka ende uri. Një mesazh i qartë nga gjiganti i sulmit, që reagon përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter“ pas derbit.

Në foto shihet një luan me gojën e përgjakur pasi ka ngrënë prenë e tij, ndërsa kjo shoqërohet me fjalën “uri“ nga ana e lojtarit.

Me këtë postim Ibra ka vendosur të japë mesazhin e tij për derbin, por edhe për veten e vetë, të cilën e krahason me një luan të uritur, që kënaqësinë e vetme e gjen duke “ngrënë“ kundërshtarin. /SportEkspres