Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Lirim Kastrati vazhdon formën e lartë në Kroaci, kontribuon në fitoren e Dinamo Zagrebit

Lirim Kastrati vazhdon formën e lartë në Kroaci, kontribuon në fitoren e Dinamo Zagrebit

Sport October 17, 2020 - 22:07

Dinamo Zagrebi ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Goricës me rezultat të ngushtë, 3:2.

Me këtë fitore, klubi kryeqytetas renditet në vendin e parë në renditjen tabelore të elitës së futbollit kroat, shkruan "Zeri.info".

Tre golat e sotëm për Dinamo Zagrebin i shënoi Mario Gavranoviç.

Paraqitje të mirë sot bëri edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati.

Kastrati arriti të asistojë te goli i dytë i Gavranoviçit në ndeshjen e sotme. /Zeri.info