Muriqi debuton në humbjen e thellë të Lazios, vlerësohet me këtë notë për paraqitjen e tij

Muriqi debuton në humbjen e thellë të Lazios, vlerësohet me këtë notë për paraqitjen e tij

Sport October 17, 2020 - 19:53

Lazio ka pësuar humbje të thellë nga Sampdoria në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt, Lazio ishte sonte mysafire e Sampdorias në "Luigi Ferraris", shkruan "Zeri.info".

Vendasit e fituan këtë ndeshje me rezultat të thellë, 3:0.

Quagliarella, Augello dhe Damsgaard shënuan golat e fitores sonte për Sampdorian.

Vedat Muriqi debutoi sonte për herë të parë me fanellën e Lazios.

Sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në minutën e 59-të të ndeshjes, derisa për këtë paraqitje u vlerësua me notën 6.0 nga "WhoScored". /Zeri.info

Image