Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Një tjetër sport i Kosovës pranohet me të drejta të plota në arenën ndërkombëtare

Një tjetër sport i Kosovës pranohet me të drejta të plota në arenën ndërkombëtare

Sport October 16, 2020 - 17:06
Detajet

Një tjetër kategori e sportit kosovar është pranuar në instancat ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për shoqatën e Minifutbollit të Kosovës që është pranuar në European Minifootball Association.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj shoqate , Behar Kutllovci i cili konfirmoi që pranimi është bërë në mbledhjen online që u mbajt të premten më 16 tetor .

Votën pro këtij pranimi e ka dhënë shtetet si Spanja e Rusia, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.Nga 16 vota, 12 vota pro, 3 abstenime, dhe 1 kundër. /Zeri.info

Image