Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Superliga live: Arbëria - Ballkani, shënohet gol fantastik në çastet e fundit të ndeshjes

Superliga live: Arbëria - Ballkani, shënohet gol fantastik në çastet e fundit të ndeshjes

Sport October 16, 2020 - 13:48

Sot do të zhvillohet ndeshja hapëse e javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq, Arbëria e Dobrajës është nikoqire e Ballkanit të Therandës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet nga ora 14:00.

Pas pesë javësh, Ballkani është në krye të tabelës me 13 pikë të tubuara.

Ndërkaq, Arbëria që debutoi furishëm në elitën e futbollit kosovar, renditet në vendin e dytë me tetë pikë të tubuara.

Arbëria - Ballkani 2:4

95' GOOOOOL. Ermal Krasniqi realizon supergol për 2:4.

90' Shtatë minuta lojë shtesë në "Agron Rama".

84' GOOOOOOL. Mirlind Daku përmbysë Ballkanin, realizon nga pika e bardhë për 2:3.

78' Goditje e bukur nga Korab Hasanaj i Ballkanit, por pret Armend Rugji.

72' GOOOOOOL. Armend Thaqi barazon për 2:2.

Image

64' GOOOOOOL. Almir Kryeziu kalon sërish në epërsi Arbërinë.

60' Ballkani nuk po ndalet, Nazmi Gripshi gjuan me kokë, por vetëm jashtë.

54' GOOOOOL. Mirlind Daku barazon rezultat në 1:1.

51' Ballkani vazhdon të sulmojë, por gjuajtjen e Mirlind Dakut e pret Donat Kaçiu, portieri vendas.

48' Rast ideal për Ballkanin, por Blend Baftiu dështon të shënojë.

46' Nis pjesa e dytë në Obiliq.

Mbyllet pjesa e parë në Obiliq me epërsinë 1:0 të Arbërisë.

43' Ballkani mundohet ta gjejë rrugën e golit të barazimit, por pa sukses.

38' Arbëria kërkon penallti. Kreshnik Bahtiri mbetet i rrëzuar në zonën e rrezikshme pas duelit me Arbër Prekazin e Ballkanit.

35' GOOOOOL. Aksion fenomenal i Arbërisë, shënon Sunaj Hasan për mrekulli.

31' Mirlind Daku provon të gjuajë në mënyrë akrobatike, qëllon shtyllën.

30' Dominim i lehtë i Ballkanit, skuadra e Arbërisë tenton ta gjejë golin përmes kundërsulmeve.

20' Aksion i bukur nga Arbëria, por Hasan dështon të shënojë përballë portierit Armend Rugji.

18' Arbëria shënon përmes Sunaj Hasan, por goli anulohet për "offside".

15' Lojë e baraspeshuar deri më tani. Ende pa gola.

9' Jashtë stadiumit ku po luhet ndeshja, shihet një lopë.

Image

8' Ndërpritet ndeshja për pak momente, Almir Kryeziu i Arbërisë mbetet i lënduar.

2' Ballkani niset furishëm drejt golit. Nga harkimi i Armend Thaqit, Edvin Kuc gjuan jashtë.

1' Nis ndeshja në "Agron Rama" mes Arbërisë dhe Ballkanit.

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaqiu; Pira, Arrabal, Hyseni, Avdulli; Bahtiri, Zabërgja, Bruqi; Kryeziu, Kashtanjeva, Hasan

Ballkani: Rugji; Thaçi, Jashanica, Prekazi, Potoku; Gashi, Kuç, Baftiu, Korenica, Gripshi; Daku.

Gjyqtarët: Gramos Shala, Gzim Mehmeti, Elvis Bicaj, Bardh Ajeti

Stadiumi: “Agron Rama”, Obiliq. /Zeri.info