Krasniqi: E kam ditur se njëri nga ne do të përfundojë në spital pas meçit

Krasniqi: E kam ditur se njëri nga ne do të përfundojë në spital pas meçit

Sport October 15, 2020 - 22:12

Bokseri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë.

Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë, shkruan "Zeri.info".

Sonte, në "Klan Kosova", Krasniqi është rrëfyer për shumë gjëra nga karriera e tij si dhe për të ardhmen.

Mes të tjerash, ai ka thënë që nuk dashur ta mbyll këtë përballje me pikë.

"Plani nuk ka qenë që ta mbylli ndeshjen me pikë, e kam ditur se njëri nga ne do të përfundojë në spital", deklaroi Krasniqi, përcjell "Zeri.info".

"Kam punuar gjithë vitin për këtë sukses. Kam thënë se duhej të bëja rreziqet më të mëdha për të fituar", tregoi ai.

"Edhe analistët më të mëdhenj gjermanë e kishin favorizuar Boeselin atë ditë", shtoi Krasniqi. /Zeri.info