Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Kasapolli: Dyshja e Kosovës u përleshën mes vete, andaj nuk u paraqitën ndaj Greqisë

Kasapolli: Dyshja e Kosovës u përleshën mes vete, andaj nuk u paraqitën ndaj Greqisë

Sport October 15, 2020 - 21:12

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në një ecuri të dobët rezultatesh, derisa fitoren e fundit e regjistroi një vit më parë.

"Dardanët" këtë muaj zhvilluan tri ndeshje, derisa në njëren prej tyre humbën nga Maqedonia e Veriut në Shkup duke humbur rastin e kualifikimit në "Euro 2020", shkruan "Zeri.info".

Gazetari i mirënjohur i sportit, Agim Kasapolli ka zbuluar disa prapaskena nga grumbullimi i fundit i Kosovës.

Kasapolli ka thënë se ka dëgjuar se Edon Zhegrova dhe Valon Berisha kanë pasur një përleshje.

"Kam dëgjuar se së fundmi kanë pasur një përleshje dyshja Berisha dhe Zhegrova, andaj për këtë arsye nuk luajtën në Athinë", deklaroi ai në "T7", përcjell "Zeri.info".

"Gjërat duhet ndryshuar, nuk është mirë. Edhe trajneri Challandes dikë e dënoi, e dikë jo tani", shtoi ai. /Zeri.info