Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Medieve serbe u dhemb barazimi i Kosovës në Greqi, ja çfarë shkruajnë ato

Medieve serbe u dhemb barazimi i Kosovës në Greqi, ja çfarë shkruajnë ato

Sport October 15, 2020 - 10:12
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova arriti të marrë një barazim në Greqi në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Athinë, rezultat ky që u cilësua si i suksesshëm duke pasur parasysh problemet e mëdha që kishte Kosova me mungesa para kësaj ndeshjeje, shkruan “Zeri.info”.

Portali serb “Kurir” nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë barazim, derisa i ka kushtuar vetëm dy rreshta, ku shkruan se e “ashtuquajtura Kosovë rezistoi në Greqi”.

Kosova pas këtij barazimi humbi gjitha gjasat për ta fituar grupin në Ligën C, megjithatë barazimi u mor si një pikë kthese e motivit te skuadra jonë, pas tri disfatave radhazi, që i pësuan me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Slloveninë. /Zeri.infoImage