Tottenham eliminon Chelsean, kualifikohet në çerekfinale

Tottenham eliminon Chelsean, kualifikohet në çerekfinale

Sport September 29, 2020 - 22:51
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenham ka arritur ta kualifikohet tutje në Carabo Cup e Anglisë pasi ka eliminuar Chelsean, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja për 90 minuta nuk ka dhënë fitues pasi u mbyll me rezultat 1:1, duke bërë që penalltitë të përcaktojnë fituesin.

Ka qenë Tottenhami skuadra më e saktë nga pika e bardhë duke bërë kështu që të kualifikohet në çerekfinale te kësaj kupe me rezultat 5:4.

Ndeshja ishte e luftuar shumë, derisa rivaliteti përveç fushës shpesh u bartë edhe në bankinë mes Jose Mourinhos dhe Frank Lampard e ku në fund gjithçka përfundoi me një shternim duarsh.

Loja është zhbllokuar në minutën e 19-të nga Timo Werner, që ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Chelseat.

Kur mendohej se Chelsea e kishte siguruar fitoren, Spurs kanë barazuar me Lamelan në të 84-ën për ta quar ndeshjen në penallti. /Zeri.info