Konfirmohet: Ndeshja Maqedonia – Kosova luhet me VAR

Konfirmohet: Ndeshja Maqedonia – Kosova luhet me VAR

Sport September 29, 2020 - 21:21
Lajmet e fundit nga sporti

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të përballen me 8 tetor në Shkup në një sfidë që po cilësohet si njëra nga më të mëdhatë në histori të te dyja kombëtareve, shkruan “Zeri.info”.

Maqedonia e Kosova luajnë në gjymsëfinale të Ligës së Kombeve për kualifikim në kampionatin Evropian.

Tashmë gjithçka duket gati, derisa FIFA për të pasur një mbarëvajtje sa më të mirë të kësaj ndeshjeje ka vendosur që të përdoret teknologjia VAR.

“Vendimi u konfirmua sot në faqen zyrtare nga Federata e Futbollit e Maqedonisë, pasi që ndeshja gjysmëfinale kundër Kosovës do të luhet më 8 tetor në Shkup. Miratimi për përdorimin e sistemit VAR konfirmohet nga FIFA, dhe e gjitha lidhet me Rregullat e lojës së futbollit”, shkruan “Ekipa.mk”.

Maqedonia e Kosova me 8 tetor në orën 20:45 do të luajë në Arenën Kombëtare ‘Todor Proeski’ në Shkup. /Zeri.info