Konfirmohet, Andi Zeqiri nesër bëhet futbollist i Brightonit

Konfirmohet, Andi Zeqiri nesër bëhet futbollist i Brightonit

Sport September 28, 2020 - 23:42
Lajmet e fundit nga sporti

Njëri nga futbollistët që pritet t’i bashkohet Kosovës, Andi Zeqiri, nga ky edicion pritet të bëhet futbollit i Premierligës, shkruan “Zeri.info”.

Lajmi se ai ka arritur marrëveshje me Brightonin dhe se tashmë i ka kryer edhe testet mjekësore e ka konfirmuar babai i lojtarit Avdi Zeqiri.

Ai për SuperSport Kosova ka thënë se nesër pritet të kompletohet transferi.

“Jam në Torino, gjithçka nesër pasdite do të konfirmohet rreth transferimit të Andit në Brighton. Sot ka bërë testet mjekësore, por kanë mbetur të kompletohen të gjithë dokumentacionet dhe të nënshkruhet kontrata, për momentin gjithçka po shkon mirë për momentin, të presim nesër”, ka thënë Avdi Zeqiri. /Zeri.info