Andi Zeqiri në dyshim, mund të mos luaj ndaj Maqedonisë

Andi Zeqiri në dyshim, mund të mos luaj ndaj Maqedonisë

Sport September 28, 2020 - 23:36

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ditë më parë për “Zeri.info”, konfirmoi se sulmuesi Andi Zeqiri në tetor do t’i bashkohet Kosovës.

Megjithatë, ende asgjë e sigurt nuk është, shkruan “Zeri.info.

Ka qenë babai i futbollistit Andi Zeqiri, Avdi Zeqiri që për SuperSport Kosova ka thënë se ende Andi nuk i ka plotësuar dokumentet.

“Dokumentet ende nuk janë gati, kemi bërë kërkesë në FIFA, por ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Andi dëshiron të luajë për Kosovën por nuk e di saktë se kur do të marrë ftesën e parë nga Kosova”, ka thënë Avdi Zeqiri. /Zeri.info