Liverpool feston në derbi, mposhti lehtësisht Arsenalin

Liverpool feston në derbi, mposhti lehtësisht Arsenalin

Sport September 28, 2020 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpool ka shënuar fitore në derbin e javës së tretë në Premireligës, shkruan “Zeri.info”.

Liverpool ka triumfuar me rezultat 3:1 në një sfidë që doli të jetë më e lehtë sesa është pritur për kampionët e Anglisë, ani pse Arsenali i pari avancoi.

Ishte Lacazette që shënoi për mysafirët, por në vazhdim Liverpool shënoi tri herë përmes, Mane, Robertson e Jota që realizoi në minutën e fundit të ndeshjes.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Liverpoolit që kryeson tabelën me 9 pikë, ndërsa Arsenali ka 6 pikë në tri ndeshje të zhvilluara. /Zeri.info