Shokohet skuadra e Serie A, 14 raste pozitive me koronavirus

Shokohet skuadra e Serie A, 14 raste pozitive me koronavirus

Sport September 28, 2020 - 22:37
Lajmet e fundit nga sporti

Koronavirus nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai vazhdon te sjellë telashe të mëdha, ndërsa së fundmi me të është përballur edhe skuadre Serie A Genoa.

Genoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Schone, te klubi i Serie A ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 8 futbollistë të tjerë si dhe 4 pjesëtarë të klubit, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve.

Kujtojmë që Genoa u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

“Klubi i genoas njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën. Do t’ju mbajmë të përditësuar për gjithçka”, shkruhet në komunikatën e klubit. /Zeri.info