Kukësi akuzon Musollin, u largua pa marrë leje

Kukësi akuzon Musollin, u largua pa marrë leje

Sport September 28, 2020 - 21:51
Lajmet e fundit nga sporti

Besar Musolli vazhdon të mbetet çështje te skuadra shqiptare Kukësi.

Mesfushori llapjan u largua na Kukësi për t’iu bashkuar Gjilanit, por duket se vendimin ka marrë pa u konsultuar me skuadrën, shkruan “Zeri.info”.

“Besar Musolli është larguar nga Kukësi në mënyrë të njëanshme, duke mos respektuar kontratën”.

Ky është qëndrimi i klubit verilindor në lidhje me lamtumirën e mesfushorit kosovar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, duke arsyetuar largimet e shumta, Kukësi ka shkruar që Musolli nuk ka respektuar kontratën.

“Besar Musolli dhe Valon Et’hemi janë futbollistët e vetëm që nuk kanë respektuar kontratën duke e prishur në mënyrë të njëanshme, pa diskutuar me klubin.

Të gjithë futbollistët e afruar në këtë merkato vere”, njofton klubi bardhekaltër. /Zeri.infoImage