Trajneri i Kosovës konfirmon, Vedat Muriqi negativ në testin për COVID-19

Trajneri i Kosovës konfirmon, Vedat Muriqi negativ në testin për COVID-19

Sport September 28, 2020 - 21:11
Lajmet e fundit nga sporti

Një lajmi mirë ka ardhur në shtabin teknik të Kosovës. Sulmuesi Vedat Muriqi, ka dalë negativ në testin e parë për COVID-19.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëvendëstrajneri te Kosova, Muharrem Sahiti.

Sahiti tha se nesër ose pasnesër Muriqi, do t’i nënshtrohet edhe një testimi tjetër për të shikuar se a e ka kaluar koronavirusin.

“Ka dalë negativ në testin e parë. Nesër ose pasnesër pritet ta ketë edhe një testim. Pasi të arrijë në Itali ai do të izolohet edhe do të monitorohet për 24 orë, për të pasur mundësi më pas të nisë edhe me stërvitje”.

Aktivizimi i mundshëm i anëtarit të ri të Lazios, do të ishte një ndihmë e madhe për Kosovën sidomos në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut që Kosova pritet ta zhvilloj më 8 tetor, në kërkim të kualifikimit në Kampionatin Evropian që është shtyrë për vitin 2021 shkaku virusit COVID-19.