Neymari shpërndan fotografi me Valon Berishën, ka dy fjalë për yllin e Kosovës

Neymari shpërndan fotografi me Valon Berishën, ka dy fjalë për yllin e Kosovës

Sport September 28, 2020 - 17:14
Lajmet e fundit nga sporti

Remsi i Valon Berishës dhe Arbër Zenelit u ballafaqua mbrëmë me PSG-në e Neymarit dhe Mbappes.

Dy yjet e Kosovës ishin në fushë - Berisha titullar ndërsa Zeneli e nisi nga bankina sfidën që e humbën me rezultat 0:2, shkruan “Zeri.info”.

Mesfushori prishtinas, Valon Berisha ishte më i miri në fushë për Remsin derisa gjatë gjithë kohës pati punë me yllin brazilian të PSG-së Neymar.

Pas ndeshjes Berisha e kishte cilësuar Neymarin si futbollist të një niveli tjetër, ndërsa kjo gjë duket se i ka pëlqyer brazilianit i cili e ka shpërndarë fotografinë me Berishën duke e cilësuar lojtar të mirë dhe duke e uruar që të vazhdojë të punojë kështu.

Berisha pritet të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet e tetë tetorit me Maqedoninë e Veriut dhe padyshim forma e tij e mirë, është një lajm shumë i mirë edhe për Berndard Challandes. /Zeri.infoImage