Sokoli për barazimin në derbin drenicas: Nuk është befasi, Feronikeli do të kthehet shpejt te rezultatet pozitive

Sokoli për barazimin në derbin drenicas: Nuk është befasi, Feronikeli do të kthehet shpejt te rezultatet pozitive

Sport September 27, 2020 - 23:55

Me ndeshjen Gjilani - Ballkani (0:0) e zhvilluar sot, është mbyllur java e tretë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro solli befasi të mëdha, ku Feronikeli barazoi në shtëpi 2:2 ndaj rivalit lokal, Drenicës, shkruan "Zeri.info".

Arbëria e Dobrajës vazhdoi shkëlqimin duke mposhtur Besën si mysafire me rezultat, 0:3.

Trepça'89 nga ana tjetër mposhti Llapin në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë.

Ndërkaq, ndeshja FC Prishtina - Drita u shtye për një afat të pacaktuar nga KE i FFK-së pas pjesëmarrjes së gjilanasve në Ligën e Evropës këtë javë.

Ndeshjen mes Feronikelit dhe Drenicës e ka komentuar trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili nuk është i befasuar me rezultatin.

"Nuk është befasi ky rezultat, është ndeshje derbi. Ky barazim nuk është ndonjë rezultat befasues. Feronikeli do të kthehet shumë shpejt te rezultatet e duhura", deklaroi Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Drenica ka pasur një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, por Feronikeli është skuadër cilësore, ka mbrojtje, mesfushë dhe sulm stabil", tregoi ai.

"Kurse, Drenicës i nevojitet shumë komponim, sepse ka pasur shumë ndryshime në skuadër", shtoi "Profa". /Zeri.info