Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Deklarata interesante e kapitenit të Gjilanit për ndeshjen në Podujevë, sqaron gjithçka drejtori i klubit

Deklarata interesante e kapitenit të Gjilanit për ndeshjen në Podujevë, sqaron gjithçka drejtori i klubit

Sport September 27, 2020 - 23:48

Mbrojtësi i Gjilanit, Ylber Kastrati e ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me fitoren në Podujevë ndaj Llapit.

Kastrati ka deklaruar në se Llapi e ka humbur ndeshjen në zhveshtore, shkruan "Zeri.info".

“Ju nuk e dini çfarë ka ndodhur në zhveshtoret e Llapit pas pjesës së parë sepse nuk keni qenë aty. Kush ka qenë aty e di çfarë ka ndodhur. Ata e kanë kryer ndeshjen në zhveshtore”, deklaroi Kastrati në "Sports Show", përcjell "Zeri.info".

Image

“Aty është bërë që Llapi s’ka lider. Ajo nuk ndodh te Gjilani”, u shpreh kapiteni i Gjilanit.

Këtë deklaratë interesante e ka komentuar edhe drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli, i cili në "Dueli Sportiv" tha:

"Ka qenë një keqkuptim. Nuk kam qenë në tribuna, por tash më njoftuan se deklarata lidhet me lidershipin te Llapi, nuk dua të komentoj këtë në detaje". /Zeri.info

Image