Gripshi për barazimin ndaj Gjilanit: Kemi luajtur mirë, ishte ndeshje e hapur

Gripshi për barazimin ndaj Gjilanit: Kemi luajtur mirë, ishte ndeshje e hapur

Sport September 27, 2020 - 23:28

Me ndeshjen Gjilani - Ballkani (0:0) e zhvilluar sot, është mbyllur java e tretë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro solli befasi të mëdha, ku Feronikeli barazoi në shtëpi 2:2 ndaj rivalit lokal, Drenicës, shkruan "Zeri.info".

Arbëria e Dobrajës vazhdoi shkëlqimin duke mposhtur Besën si mysafire me rezultat, 0:3.

Trepça'89 nga ana tjetër mposhti Llapin në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë.

Ndërkaq, ndeshja FC Prishtina - Drita u shtye për një afat të pacaktuar nga KE i FFK-së pas pjesëmarrjes së gjilanasve në Ligën e Evropës këtë javë.

Ndeshjen e sotme mes Gjilanit dhe Ballkanit e ka komentuar ylli i suharekasve, Nazmi Gripshi, i cili tha se ishte "e hapur".

"Kemi bërë një ndeshje të mirë, ishte një ndeshje e hapur, ne si Ballkani gjithmonë shkojmë për rezultate pozitive", deklaroi Gripshi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Sa i përket fushës, ka ndryshim mes barit sintetik dhe natyral, por duhet të përshtatemi", tregoi ai. /Zeri.info