Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Eliminimi nga Liga e Kampionëve, çfarë pret Drita nga CAS-i?

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, çfarë pret Drita nga CAS-i?

Sport September 27, 2020 - 23:26

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Drita ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve para ndeshjes nga Linfieldit për shkak të rasteve me COVID-19.

Lidhur me eliminimin nga Liga e Kampionëve, Drita apeloi në CAS, derisa vendimi pritet të merret në muajin tetor.

Drejtori i Dritës, Valon Zymberi thotë se është optimist se do ta fitojnë lëndën.

"Janë zhvilluar të gjitha procedurat, avokati po merret me lëndën. Avokati është optimist ashtu edhe si ne. Seanca e parë në CAS është më duket më 5 tetor", deklaroi Zymberi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Jemi optimist se do ta fitojmë këtë rast", tregoi ai. /Zeri.info