Debat i 'nxehtë' në studio për nivelin e organizimit të klubeve kosovare: Ne nuk kemi kushte si Bayern Munichu

Debat i 'nxehtë' në studio për nivelin e organizimit të klubeve kosovare: Ne nuk kemi kushte si Bayern Munichu

Sport September 27, 2020 - 23:05

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Drita ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve para ndeshjes nga Linfieldit për shkak të rasteve me COVID-19.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka lavdëruar klubin gjilanas për paraqitjet në Evropë, por jo edhe për nivelin e organizimit.

Pas deklaratës së "Profës", ka reaguar drejtori i Dritës, Valon Zymberi, i cili tha:

"Për nivelin e organizimin e klubeve mund të flasin vetëm njerëzit që janë aty. Kritikat nuk kanë qenë me vend, sepse janë të vështira".

Image

"Kushtet nuk janë edhe aq të mira. Ne nuk kemi kushte si Bayern Munichu për t'u karantinuar në hotelin e vetë. Jemi karantinuar në 'Tropikal Resort', ku na kanë shërbyer punëtorët që s'kanë pasur test për COVID-19", deklaroi Zymberi në "Dueli Sportiv". /Zeri.info