Nuk ka minuta për Amir Rrahmanin në fitoren e thellë të Napolit

Nuk ka minuta për Amir Rrahmanin në fitoren e thellë të Napolit

Sport September 27, 2020 - 20:05

Napoli e ka "shkatërruar" Genoan në kuadër të javës së dytë në kampionatin elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në "San Paolo", Napoli i Gennaro Gattusos ka fituar me rezultat të thellë, 6:0, shkruan "Zeri.info".

Lozano ('10, '65), Zielinski ('46), Mertens ('57), Elmas ('69) dhe Politano ('72) i shënuan golat e fitores për Napolin sonte.

Në këtë ndeshje i ftuar te Napoli ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Megjithatë, trajneri Gattuso nuk vendosi që ta inkuadrojë për asnjë minutë mbrojtësin prishtinas.

Me këtë fitore, Napoli ndodhet në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Genoa në vendin e 11-të me vetëm tri pikë. /Zeri.info

Image