Fitore e pastër e Milanit përballë Crotones

Fitore e pastër e Milanit përballë Crotones

Sport September 27, 2020 - 20:01

Milani e ka regjistruar edhe fitoren e dytë sezonale në elitën e futbollit italian.

Në kuadër të javës së dytë në Serie A, Milani e ka mposhtur Crotonen, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Stadio Ezio Scida", Milani ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Kessie ('45) dhe Diaz ('50) i kanë shënuar golat e fitores për Milanin.

Me këtë fitore, Milani ndodhet në vendin e dytë në tabelë, kurse Crotone në vendin e fundit pa pikë. /Zeri.info