Pas 23 fitoreve rresht, vjen humbja e parë për Bayern Munichun

Pas 23 fitoreve rresht, vjen humbja e parë për Bayern Munichun

Sport September 27, 2020 - 18:17

Bayern Munich e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Bundesliga dhe pas shumë kohësh nga Hoffenheimi.

Kampioni i Evropës dhe Gjermanisë është përballur sot me Hoffenheimin në "PreZero Arena" në kuadër të kampionatit elitar gjerman, shkruan "Zeri.info".

Bavarezët janë mposhtur me rezultat të thellë, 4:1 nga Hoffenheimi.

Kjo ishte humbja e parë e Bayern Munichut pas 23 fitoreve rresht në të gjitha garat.

Me këtë humbje, Bayern Munich mbetet në vendin e pestë në tabelë me tri pikë, kurse Hoffenheimi ngritet në vendin e dytë me gjashtë pikë. /Zeri.info