'Mrekullia' Luis Suarez, asiston dhe shënon gol të bukur për Atletico Madridin

'Mrekullia' Luis Suarez, asiston dhe shënon gol të bukur për Atletico Madridin

Sport September 27, 2020 - 17:48

Atletico Madridi është duke fituar me rezultat 5:0 ndaj Granadas në kuadër të La Ligës.

Në këtë ndeshje për Atleticon tashmë ka debutuar edhe Luis Suarez, shkruan "Zeri.info".

Sulmuesi uruguaian me të hyrë në lojë ka dhënë ndikimin e parë.

Saktësisht, pas 103 sekondash, ish-futbollisti i Barcelonës asistoi për mrekulli te goli i Marcos Llorentes.

Ndërkaq, në minutën e 85-të, Suarez shënoi edhe gol të bukur me kokë për 5:0. /Zeri.info