Besojeni apo jo, Hoffenhemi ia shënon katër gola dhe e mposhtë Bayern Munichun

Besojeni apo jo, Hoffenhemi ia shënon katër gola dhe e mposhtë Bayern Munichun

Sport September 27, 2020 - 17:27

Bayern Munich e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Bundesliga dhe pas shumë kohësh nga Hoffenheimi.

Kampioni i Evropës dhe Gjermanisë është përballur sot me Hoffenheimin në "PreZero Arena" në kuadër të kampionatit elitar gjerman, shkruan "Zeri.info".

Bavarezët janë mposhtur me rezultat të thellë, 4:1 nga Hoffenheimi.

Image

Bicakcic ('16), Dabbur ('24), Kramaric ('77, '90) i shënuan golat për Hoffenheimin në ndeshjet e sotme.

Ndërkaq, për Bayern Munichut golin e nderit e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 36-të.

Me këtë humbje, Bayern Munich mbetet në vendin e pestë në tabelë me tri pikë, kurse Hoffenheimi ngritet në vendin e dytë me gjashtë pikë. /Zeri.info

Image