Pas 34 minutash, Edon Zhegrova largohet nga loja

Pas 34 minutash, Edon Zhegrova largohet nga loja

Sport September 27, 2020 - 17:02

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Superligës zvicerane mes Servettes dhe Baselit.

Pas 45 minutash, rezultati në këtë ndeshje është 0:0, shkruan "Zeri.info".

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova e nisi këtë ndeshje për Baselin nga minuta e parë.

Megjithatë, pas 34 minutash lojë, sulmuesi nga Lipjani u largua nga loja për t'i dhënë hapësirën Albian Hajdarit.

Arsyeja e zëvendësimit ende nuk dihet.

Ndryshe, në këtë sfidë për Baselin po luan edhe Orges Bunjaku, ndërsa te Servette Kastriot Imeri nga fillimi. /Zeri.info