LAJMI I FUNDIT: Lëndohet Kololli, rrezikon ndeshjen ndaj Maqedonisë

LAJMI I FUNDIT: Lëndohet Kololli, rrezikon ndeshjen ndaj Maqedonisë

Sport September 19, 2020 - 20:16
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka pësuar një lëndim në sfidën që skuadra e tij Zurich është duke e zhvilluar ndaj Young Boysit.

Kololli pati një paraqitje të shkëlqyer në pjesën e parë duke shënuar një gol fantastik, por në minutën e 44-të ai u desh ta lë fushën pasi pësoi një lëndim, shkruan “Zeri.info”.

Klubi nuk ka dhënë ndonjë detaj shtesë për gjendjen e lojtarit. Mbetet të shihet nëse lëndimi i Kolollit është serioz apo jo.

Të kujtojmë që kanë mbetur më pak se 20 ditë për ndeshjen e Kosovës ndaj Maqedonisë, në “play-off”-in e Ligës së Kombeve. /Zeri.info