Rama pavarësisht humbjes sot Drenica ka ekip të fortë

Rama pavarësisht humbjes sot Drenica ka ekip të fortë

Sport September 19, 2020 - 18:24
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria - Trepça'89, ndeshje të cilën e fituan lipjanasit me rezultat të pastër, 0:2.

Nga ana tjetër, sot pasdite janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

Prishtina ashtu siç është pritur pa shumë telashe e ka mposhtur Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:0. Leutrim Bekteshi, Endrit Krasniqi e Otto John kanë shënuar për Prishtinën derisa kanë debutuar në fanellën bardhekaltër edhe Devolla, Mici e Lilaj.

Trajneri i Drenicës Fadil Rama pavarësisht humbjes ka thënë se ekipi i tij ka forcë për t’u rikthyer.

“Ndeshjen e kemi filluar mirë dhe luajtëm mirë deri në momentet kur filluam me gabimet e lehta, të cilat na kushtuan me pranimin e tre golave”, tha Rama për Art Sport.

“Rezultati është i lartë, ne u angazhuam por nuk ia dolëm sepse kemi bërë gabime naive, të cilat gjithsesi që ndodhin. Në pjesën e parë, deri te pranimi i golit të parë, ne ishim kundërshtar i barabartë me Prishtinën. Ky kampionat është cilësor, më dinamik. Drenica do të luajë për plasman në katër pozitat e para”, përfundoi Rama. /Zeri.info