Ramadanin përveç fitores te Prishtina e gëzon edhe një tjetër gjë

Ramadanin përveç fitores te Prishtina e gëzon edhe një tjetër gjë

Sport September 19, 2020 - 18:18
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria - Trepça'89, ndeshje të cilën e fituan lipjanasit me rezultat të pastër, 0:2.

Nga ana tjetër, sot pasdite janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

Prishtina ashtu siç është pritur pa shumë telashe e ka mposhtur Drenicën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:0. Leutrim Bekteshi, Endrit Krasniqi e Otto John kanë shënuar për Prishtinën derisa kanë debutuar në fanellën bardhekaltër edhe Devolla, Mici e Lilaj.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ishte shumë i kënaqur pas fitores.

“Përpos faktit që fituam, më gëzoi edhe porta e paprekur. Serioziteti i lojtarëve ishte maksimal. Mësuam edhe nga ndeshja e djeshme ku pati befasi”, deklaroi Ramadani për Art Sport.

“Do t’i marrim ndeshjet një nga një. Presion për titull ka, por ne do të japim maksimumin. Kemi futbollistë shumë të mirë, nuk e kam pasur aspak problem, këtu ndjehem shumë rehat”, ka përfunduar Ramadani. /Zeri.info