Munishi ngushëllon Besën: Rezultati i ndeshjes nuk ishte real

Munishi ngushëllon Besën: Rezultati i ndeshjes nuk ishte real

Sport September 19, 2020 - 18:13
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria - Trepça'89, ndeshje të cilën e fituan lipjanasit me rezultat të pastër, 0:2.

Nga ana tjetër, sot pasdite janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

Ballkani ka qenë i pamëshirshëm ndaj Besës së rikthyer në elitë duke e mposhtur me rezultat 4:1. Mirlind Daku ka shënuar het-trik për Ballkanin ndërsa një tjetër gol e shënoi Ermal Krasniqi. Golin e vetëm për Besën e shënoi Gentrit Saihu.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, mbeti i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës, mirëpo mendon se epilogu final i ndeshjes nuk ishte real, pasi që skuadra e Besës tregoi më shumë se rezultati.

“Duke pasur parasysh që kemi ngarkesa të mëdha jam i kënaqur, pasi që ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira. Përballë kishim një kundërshtarë të fortë, i cili na vuri në vështirësi në disa situata, prandaj mendoj që rezultati final i ndeshjes nuk ishte real”, deklaroi Munishi në “Art Sport”. /Zeri.info