Prishtina e Ballkani e nis furishëm kampionatin

Prishtina e Ballkani e nis furishëm kampionatin

Sport September 19, 2020 - 17:49
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria - Trepça'89, ndeshje të cilën e fituan lipjanasit me rezultat të pastër, 0:2.

Nga ana tjetër, sot pasdite janë zhvilluar dy ndeshje tjera në kuadër të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

Prishtina ashtu siç është pritur pa shumë telashe e ka mposhtur Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:0.

Leutrim Bekteshi, Endrit Krasniqi e Otto John kanë shënuar për Prishtinën derisa kanë debutuar në fanellën bardhekaltër edhe Devolla, Mici e Lilaj.

Në takimin tjetër Ballkani ka qenë i pamëshirshëm ndaj Besës së rikthyer në elitë duke e mposhtur me rezultat 4:1. Mirlind Daku ka shënuar het-trik për Ballkanin ndërsa një tjetër gol e shënoi Ermal Krasniqi. Golin e vetëm për Besën e shënoi Gentrit Salihu. /Zeri.info