Zyrtare: Futbollisti nga Kosova transferohet te Juventusi

Zyrtare: Futbollisti nga Kosova transferohet te Juventusi

Sport September 19, 2020 - 14:09

Albian Hajdari është futbollisti i radhës që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare

Hajdari deri më tani ka qenë pjesë e klubit të madh zviceran, Basel, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, 17-vjeçari gjatë ditës së sotme ka nënshkruar me gjigantin italian, Juventus.

Image

Baseli ka bërë me dije se marrëveshja me kampionin e Italisë është arritur tashmë.

Por, klubi helvetik njofton se Hajdari do të mbetet në Basel edhe dy vite në formë huazimi. 

Ndryshe, qendërmbrojtësi shqiptar në nivel ndërkombëtar përfaqëson Zvicrën U17. /Zeri.info