Drenica mobilizohet para ndeshjes me FC Prishtinën në 'Fadil Vokrri'

Drenica mobilizohet para ndeshjes me FC Prishtinën në 'Fadil Vokrri'

Sport September 19, 2020 - 14:04

Drenica do ta nis edicionin e ri në Superligën e Kosovës me një ndeshje tejet të vështirë.

Skuadra nga Skënderaj do të udhëtojë në kryeqytet për t'u përballur me FC Prishtinën, shkruan "Zeri.info".

Para ndeshjes që nis nga ora 16:00, kuqezinjtë janë mobilizuar duke mbajtur një mbledhje kryesie.

“Foto nga mbledhja e sotme e bordit me stafin e klubit, lidhur më pergatitjet e klubit dhe ekipit pë fillimin e edicionit të ri të garave 2020/2021”, thuhet në njoftimin e klubit drenicas.

Image

Ndryshe, Drenica ka bërë disa ndryshime në skuadër dhe kryesi para fillimit të kampionatit. /Zeri.info