Drita zhvendoset në Shqipëri për t'i vazhduar përgatitjet para ndeshjes me gjigantin polak

Drita zhvendoset në Shqipëri për t'i vazhduar përgatitjet para ndeshjes me gjigantin polak

Sport September 19, 2020 - 14:00

Klubi i Dritës është zhvendosur në Shqipëri për t'i vazhduar përgatitjet e radhës për Ligën e Evropës.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu pas fitores në Shkup ndaj Sileksit (0:2), do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni, shkruan "Zeri.info".

Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Në Shqipëri, skuadra gjilanase është vendosur në "Tropikal Resort" për t'i vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj polakëve.

Nga Shqipëria, pasi të testohen për COVID-19, Drita do të niset për në Poloni, ku ndeshja në fjalë luhet më 24 shtator. /Zeri.info