Lajm i mirë për Shkëndijën, Gareth Bale nuk do të luajë kundër klubit shqiptar në Ligën e Evropës
Sport
September 19, 2020 - 12:56
Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tottenhamin në kuadër të rrethit të tretë eliminator në Ligën e Evropës në mesjavën e ardhshme.
Pas Milanit, klubi i madh shqiptar tani nuk ka pasur fat të lehtë kundër Tottenhamit në këtë fazë, shkruan "Zeri.info".
Ernest Gjoka, trajneri i Shkëndijës nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër skuadrës së Jose Mourinhos.
Megjithatë, një lajm i mirë për Gjokën është se përforcimi i ri i Tottenhamit, Gareth Bale nuk do të luajë kundër Shkëndijës.
Bale do të mungojë të paktën katër javë shkaku i lëndimit.
Ndryshe, Bale ka arritur tashmë në Londër, por që ende nuk është zyrtarizuar. /Zeri.info