'Vaki' gjermane: Skuadra respekton distancën sociale në fushë, humbet me rezultat 37:0

'Vaki' gjermane: Skuadra respekton distancën sociale në fushë, humbet me rezultat 37:0

Sport September 19, 2020 - 11:45

Skuadra amatore gjermane, Molzen II pësoi humbje me rezultat të thellë 37:00 në fundjavën e kaluar, për shkak se luajti me vetëm shtatë futbollistë.

Këtë gjë e bëri në një tentim për ta ruajtur distancën nga futbollistët kundërshtarë si masë parandaluese për COVID-19, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, skuadra gjermane pësoi humbje nga rivali lokal, SV Holdenstedt, në kuadër të njëres prej ligave më të ulëta në futbollin gjerman.

Në ndeshjen e kaluar, lojtarët e Holdenstedt II kishin qenë në kontakt me një kundërshtar të infektuar me koronavirus. Ndërsa skuadra më vonë doli negative për virusin, lojtarët e Ripdorf nuk ndiheshin të sigurt për shkak të periudhës së infeksionit 14 ditor.

Nga frika e infeksioneve të mundshme me koronavirusin, disa lojtarë nuk dëshironin të dilnin në fushë. 

Por, në fund, Ripdorf ishte në gjendje të fuste shtatë lojtarë, numrin minimal të kërkuar për një ndeshje futbolli, për t’iu shmangur dënimit prej 200 eurove. /Zeri.info