Werderi e nis sot edicionin e ri në Bundesligë, zbulohet situata e Milot Rashicës

Werderi e nis sot edicionin e ri në Bundesligë, zbulohet situata e Milot Rashicës

Sport September 19, 2020 - 10:33

Milot Rashica do të mungojë në ndeshjen e parë të Werder Bremenit për edicionin e ri në Bundesligën gjermane.

Krejt kjo për shkak se futbollisti i Kosovës është duke u rikuperuar nga një lëndim, shkruan "Zeri.info".

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt dhe drejtori sportiv, Frank Baumann kanë dhënë detaje të reja për situatën e Rashicës.

Kohfeldt ka zbuluar se 24-vjeçari nuk është i ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Hertha Berlinit pasi është duke vuajtur nga një lëndim në gju.

"Milot Rashica nuk është i gatshëm dhe do të mungojë", ka thënë trajneri i Werder Bremeni.

Ndërkaq, drejtori Baumann ka folur në lidhje me të ardhmen e Rashicës.

"Ka klube të interesante, dhe Aston Villa është njëra prej tyre. Ta shohim", tha ai. /Zeri.info