Autori i golit të parë për edicionin e ri në Superligë: Ai që ka durim, shpërblehet nga Zoti

Autori i golit të parë për edicionin e ri në Superligë: Ai që ka durim, shpërblehet nga Zoti

Sport September 19, 2020 - 09:58

Superliga e Kosovës në futboll nisi dje (e premte) me ndeshjen Arbëria - Trepça'89, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen që u zhvillua në "Riza Lushta", Arbëria debutoi në elitë me fitore 0:2 ndaj ish-kampionit të Kosovës.

Golin e parë për Arbërinë dje dhe të parin për edicionin e ri në Superligë e shënoi Kreshnik Bahtiri.

Bahtiri kontribuoi në fitoren e madhe të skuadrës nga Lipjani, derisa është shprehur tejet i lumtur me trepikëshin e parë.

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Bahtiri ka shënuar:

"Ai që ka durim, është i shpërblyer nga Zoti. Faleminderit Zotit", ka shkruar Bahtiri. /Zeri.info