Zyrtare: Pinamonti rikthehet në Inter

Zyrtare: Pinamonti rikthehet në Inter

Sport September 19, 2020 - 09:24

Interi e ka rikthyer edhe zyrtarisht reprezentuesin U21 të Italisë, Andrea Pinamonti nga Genoa në baza permanente.

Pinamonti u transferua te Genoa për 19.5 milionë euro 17 ditë më parë, por Interi e riktheu futbollistin për 20 milionë euro, shkruan "Zeri.info".

"Nerazzurrët" konfirmuan mbrëmë se 21-vjeçari do të rikthehet prapë në skuadër.

Pinamonti ka luajtur në 34 ndeshje me Genoan edicionin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Ai u bë qendërsulmuesi i dytë që u largua nga Genoa këtë verë pas Andrea Favilit. /Zeri.info