Manchester Unitedi bën 'goditjen' e radhës, pranë transferimit të një mbrojtësi

Manchester Unitedi bën 'goditjen' e radhës, pranë transferimit të një mbrojtësi

Sport September 19, 2020 - 08:59

"RMC Sport" raporton se mbrojtësi Alex Telles ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për kushtet personale.

27-vjeçari është pajtuar t'i bashkohet Manchester Unitedit në një kontratë pesëvjeçare, shkruan "Zeri.info".

Telles është edhe në "radarin" e PSG-së, pasi klubi po e kërkon një mbrojtës pas pezullimit të Layvin Kurzawas.

Megjithatë, Manchester Unitedi duket të jetë destinacioni i preferuar i mbrojtësit të krahut të majtë.

Tani ka mbetur që Manchester Unitedi dhe Porto të pajtohen edhe për shumën e transferimit. /Zeri.info