Besa prezanton skuadrën për edicionin e ri, klubin pejan do ta drejtojë ish-trajneri i PSG-së

Besa prezanton skuadrën për edicionin e ri, klubin pejan do ta drejtojë ish-trajneri i PSG-së

Sport September 18, 2020 - 23:20

Besa e Pejës e ka bërë të ditur skuadrën me të cilën do të garojë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Klubi pejan është rikthyer këtë vit në elitë, derisa nesër (e shtune) do ta fillojë edicionin e ri kundër Ballkanit, raporton "Zeri.info".

Besën do ta drejtojë ish-trajneri i akademisë së Paris Saint-Germainit, Jerome Klein.

Klein do të ketë në stafin e tij edhe trajnerin kondicional Tahar Ben Romdhane, ndihmës trajnerin Leotrim Krasniqi, trajnerin e portierëve Valmir Bytyqin dhe skaut Fetim Kasapin.

Në fotografinë e publikuar nga klubi pejan shihet edhe presidenti Ylli Kullashi, i cili është edhe menaxher i disa futbollistëve në Evropë. /Zeri.info