Bayern Munichu ia bën 'bajat' Schalkes, e mposhtë me rezultat të thellë në shtëpi

Bayern Munichu ia bën 'bajat' Schalkes, e mposhtë me rezultat të thellë në shtëpi

Sport September 18, 2020 - 22:24

Bayern Munichu e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme edicionin e ri në Bundesligën gjermane.

Në "Allianz Arena" sonte u shënua fillimi i edicionit të ri në kampionatin elitar gjerman, shkruan "Zeri.info".

Bayern Munichu kishte përballë vetes Schalken, skuadër të cilën e mposhti me rezultat të thellë 8:0, shkruan "Zeri.info".

Gnabry ('4, '47, '59), Goretzka ('19), Lewandowski ('31), Muller ('70), Sane ('71) dhe Musiala ('81) shënuan sonte për bavarezët.

Ndryshe, bavarezët edhe sivjet janë favorit për ta fituar titullin e Bundesligës.

Një gjë të tillë e kanë bërë shumë vite radhazi, derisa edicionin e kaluar fituan edhe Ligën e Kampionëve. /Zeri.info