Festë e madhe te Kosova pas fitores së madhe ndaj Estonisë

Festë e madhe te Kosova pas fitores së madhe ndaj Estonisë

Sport September 18, 2020 - 22:10

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", skuadra e Afërdita Fazlijës është përballur me Estoninë sonte, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", "Dardanet" fituan me rezultat të pastër 2:0.

Pas ndeshjes, vashat kosovare kanë festuar për fitoren e arritur sonte.

Në zhveshtore, futbollistët e Kosovës kanë festuar me flamuj, ashtu siç shihet në fotografitë e mëposhtme. /Zeri.info