Renditja tabelore në grupin e Kosovës pas fitores ndaj Estonisë

Renditja tabelore në grupin e Kosovës pas fitores ndaj Estonisë

Sport September 18, 2020 - 20:57

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", skuadra e Afërdita Fazlijës është përballur me Estoninë sonte, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", "Dardanet" fituan me rezultat të pastër 2:0.

Kaltrina Biqkaj realizoi dy golat e fitores sonte për Kosovën në pjesën e parë, në minutat '7 dhe '27.

Image

Pjesa e dytë prodhoi raste të tjera, por që asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte. 

Me fitoren e sotme, Kosova forcon vendin e katërt me nëntë pikë të tubuara në grupin A.

"Dardanet" e synojnë vendin e dytë, të cilin e mban Sllovenia me 12 pikë, për ta arritur Evropianin. /Zeri.info