Kosovë - Estoni, mbyllet ndeshja në 'Fadil Vokrri'

Kosovë - Estoni, mbyllet ndeshja në 'Fadil Vokrri'

Sport September 18, 2020 - 20:54

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2020", skuadra e Afërdita Fazlijës është përballur me Estoninë sonte, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", "Dardanet" fituan me rezultat të pastër 2:0.

Kaltrina Biqkaj realizoi dy golat e fitores sonte për Kosovën në pjesën e parë, në minutat '7 dhe '27.

Pjesa e dytë prodhoi raste të tjera, por që asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte. /Zeri.info