Me një video të mrekullueshme, Besa e Pejës tregon se është gati për edicionin e ri

Me një video të mrekullueshme, Besa e Pejës tregon se është gati për edicionin e ri

Sport September 18, 2020 - 20:08

Besa e Pejës do ta nis edicionin e ri në Superligën e Kosovës në një përballje kundër Ballkanit.

Pak para ndeshjes së parë, klubi pejan ka ndryshuar emblemën, sloganin dhe faqen zyrtare, shkruan "Zeri.info".

Tre herë kampioni i Kosovës ka publikuar një video "promo" para rikthimit në fushën e gjelbër duke treguar qendrën stërvitore si dhe hotelin e ri.

Besa ka bërë me dije se është e gatshme për fillimin e edicionit të ri.

Ndryshe, ndeshja Besa - Ballkani në Pejë do të luhet nesër (e shtune). /Zeri.info