Jashari: Arbëria luajti më mirë dhe e meritoi fitoren sot

Jashari: Arbëria luajti më mirë dhe e meritoi fitoren sot

Sport September 18, 2020 - 18:58

Arbëria e Dobrajës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Lipjani që ka debutuar këtë vit në elitën e futbollit kosovar, është përballur sot me Trepçën'89, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, Arbëria e Dobrajës ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Pas ndeshjes, mesfushori i 89-shit, Muharrem Jashari ka thënë se mysafirët nga Lipjani e merituan fitoren sot.

“Mendoj që ishte paraqitje zhgënjyese nga ana jonë. Arbëria luajti më mirë dhe e meritoi fitoren sot”, u shpreh Jashari për "ArtSport", përcjell "Zeri.info".

“Gjithsesi, edhe ne i patëm disa mundësi për të shënuar dhe për të ndryshuar takimin, por nuk ia dolëm”, nënvizoi mesfushori. /Zeri.info