Morina reagon pas fitores së Arbërisë: Sot skuadra ka treguar karakter të fortë

Morina reagon pas fitores së Arbërisë: Sot skuadra ka treguar karakter të fortë

Sport September 18, 2020 - 18:12

Arbëria e Dobrajës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Lipjani që ka debutuar këtë vit në elitën e futbollit kosovar, është përballur sot me Trepçën'89, raporton "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, Arbëria e Dobrajës ka fituar me rezultat të pastër, 0:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është shprehur i kënaqur me fitoren e arritur.

“Fillimisht dua të uroj Arbërinë për inkuadrimin në Superligë për herë të parë, që është arritje e madhe. Sot skuadra ka treguar karakter të fortë”, ka thënë Morina për "ArtSport", përcjell "Zeri.info".

“Djemtë treguan që kanë mundësi dhe mundësitë e tyre janë të mëdha”, tregoi ai.

“Këtë fitore duhet ta harrojmë menjëherë qysh nga nesër, pasi që orari është shumë i ngjeshur dhe nuk ka komoditet. Do të rigjenerohemi dhe do të mendojmë për takimet e ardhshme”, shtoi ish-trajneri i Gjilanit. /Zeri.info